Durrësi
Panairi Ndërkombëtar i Arsimit në pranverë 2025
Vendi: Epidamn White Sensation Hotel
Data: 02/03/2025
Koha: 13:00 - 17:00
Formulari i Regjistrimit
Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Name
Detajet
Përshëndetje të dashur studentë dhe prindër, Me kënaqësi ju njoftojmë për Panairi Ndërkombëtar i Arsimit në pranverë 2025, organizuar nga StudyCare, në Shqipëria! Ky është momenti juaj për të zbuluar mundësi dhe opsione të ndryshme për t’u lidhur me universitete dhe kurse të gjuhëve të huaja nga e gjithë bota dhe nisni një eksperiencë të pasur në arsim.

Çfarë ju ofrojmë?
• Pjesëmarrjen e universiteteve më të njohura dhe kurse të gjuhëve të huaja nga
vende të ndryshme të botës.
• Informacione mbi programet e studimit për nivelin bachelor, master , gjimnaze dhe
kurse të gjuhëve të huaja.
• Këshilla nga ekspertë mbi bursat dhe mundësitë e ndihmës financiare.
• Mundësinë për të komunikuar drejtpërdrejtë me përfaqësuesit akademikë të
institucioneve pjesëmarrëse.
• Aktivitete dhe panele interesante që mbështesin aspiratat tuaja akademike dhe
profesionale.

Si të merrni pjesë?
Regjistrohuni falas duke plotësuar formularin online në faqen tonë zyrtare për të konfirmuar
pjesëmarrjen tuaj.Eventi është i hapur për të gjithë studentët e të gjitha moshave dhe mbi të
gjitha pjesëmarrja është falas.

Pasuroni të ardhmen tuaj!
Lidhuni me institucionin tuaj arsimor të ëndrrave,bëhuni pjesë e një diversiteti kulturor dhe
hidhni hapin e parë drejt një të ardhmeje të ndritur!

Qëndroni të informuar!
Ndiqni rrjetet tona sociale dhe vizitoni faqen tonë të internetit për të qëndruar të përditësuar
me lajmet dhe njoftimet më të fundit në lidhje me panairin.
Mos humbisni këtë mundësi unike – regjistrohuni tani dhe bëni një hap të rëndësishëm drejt
suksesit tuaj!

Epidamn White Sensation Hotel
Galeria
Pyetjet e bëra më shpesh

Për të marrë pjesë në Panaire duhet të regjistroheni paraprakisht. Mund të merrni pjesë falas duke plotësuar formularin e regjistrimit në faqen tonë të website-it.

Po,panairet janë plotësisht falas. Mund të vizitoni stendat e universiteteve,kurseve gjuhësore dhe institucioneve arsimore pa pagesë, të merrni informacione dhe të përfitoni konsulencë mbi proceset e aplikimit.

Universitete,gjimnaze,kurse gjuhësore dhe institucionet arsimore nga më shumë se 20 vende të botës do të jenë pjesëmarrës në Panairet Ndërkombëtare të Arsimit të StudyCare. Mund të shihni listën e plotë të tyre në linkun e pjesëmarrësve.

Mund të merrni informacion të detajuar për programet e nivelit bachelor, master, doktoraturë,kurse gjuhësore dhe programe të tjera arsimore (gjimnaze, programe verore etj) në panaire.

Programet e listuara në faqen tonë të internetit do t’ju japin informacion mbi universitetet dhe institucionet që do të jenë pjesë e panairit.

Para se të vizitoni panairin, ju rekomandojmë të përzgjidhni shtetin, qytetin, universitetin ose institucionin që ju intereson të studioni dhe të përgatisni pyetjet tuaja.

Jo, nuk ka kufizim moshe për të marrë pjesë në panaire. Nxënësit e shkollave të mesme, studentët e universiteti,të diplomuarit,punonjës apo dhe prindër mund të marrin pjesë në panairet tona të arsimit.

Mund të merrni informacion për degët e inxhinierisë, mjekësisë, shkencave shoqërore, fushës së biznesit, artit, arsimit gjuhësor dhe shumë degë të tjera të ndryshme.